Ajo këtë kohë ka qenë një nga emrat më të komentuar pasi u aludua për një lidhje të re dashurie.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, për të cilën u tha se ka nisur një romancë me komedianin Trevor Noah, pasi u panë bashkë në një restorant në New York.
Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Levitating” në një intervistë konfirmoi se është beqare.
Artistja së fundmi njoftoi ndjekësit se ka ftuar në emisionin e saj ‘podcast’ “Dua Lipa: Në shërbimin tuaj” komedianin e famshëm amerikan, Trevor Noah.
Me artistin në fjalë tha se do të diskutojnë më shumë për kolegët e tij komedianë.
“Jemi kthyer me Botimin 038 të Shërbimit95! Në buletinin e kësaj jave, autori dhe gazetari iranian Kamin Mohammadi eksploron historinë e protestave në Iran, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, pas vdekjes tragjike të Mahsa Amini – një gjë e fuqishme dhe bindëse që duhet lexuar”, tha ajo.
“Po ashtu, bëni një udhëtim me gazetaren e pavarur të stilit të jetesës, Juli Suazo, për mrekullinë që ndryshon humorin, që është restoranti filipinas Van Gogh dhe, në podcastin e kësaj jave “Dua Lipa: Në shërbimin tuaj”, i ftuari Trevor Noah ndan me ju komedianët që ai mendon se duhet t’i përcjellni. Sigurohuni që të abonoheni në service95.com përpara të dielës”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.
Spekulimet për një lidhje dashurie dolën pasi dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. /Telegrafi/