Trepça pa humbje që prej dhjetorit, mund Yllin për të 17-tën me radhë

- Advertisement -

Trepça ka shënuar fitoren e 17-të me radhë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët në fuqi në xhiron e 25-të fituan në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, 80-91.

Tyreek Smith te vendësit dhe Akili Vining te mysafirët ishin pikëshënuesit më të mirë në ndeshje, të dy me nga 22 sosh.

Me 45 pikë, Torcidat ndodhen të parët në tabelë me dhjetë më shumë se Xhebrailat në vendin e pestë.

Të ngjashme

Të fundit