16.4 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Trepça niset për në Bullgari për Basketball Champions League

- Advertisement -

KB Trepça është nisur për në Samokov të Bullgarisë për pjesëmarrjen e dytë radhazi në Basketball Champions League.

Klubi vitin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të kësaj gare.

“E dimë se sa e vështirë është kjo garë. Këtë sezon shkojmë me më shumë përvojë me më shumë përgatitje dhe me bindjen se mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze”.

“E dimë se në Samokov do ta ndiejmë veten sikur në Mitrovicë zërat dhe energjia e tifozëve tanë do të jenë aty për të na mbajtur gjallë në çdo moment”, u tha në njoftimin e KB Trepçës.

Nga 19 deri më 25 shtator, në Samokov të Bullgarisë do të zhvillohen Turnetë e Raundit Kualifikues të Ligës së Kampionëve të Basketbollit.

Tre turne do të luhen në formate eliminimi me një ndeshje të vetme, nga çerekfinalet deri në finale, dhe tre fituesit e turneut do t’u bashkohen 29 ekipeve që janë tashmë në Sezonin e Rregullt.

Të ngjashme

Të fundit