Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar nisjen e procesit të verifikimit të pronave të kthyera.
Sipas njofitmit, verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës.
“Pas përfundimit të fazës së parë të kthimit të pronave te titullari “Trepça” Sh.A., ka nisur me sukses procesi i verifikimit në terren.
Verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës dhe Google Maps-it, duke krahasuar të dhënat kadastrale me gjendjen reale në terren.
Ky proces po siguron saktësimin e kufijve, identifikimin e parcelave dhe konfirmimin e pronësisë, si hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të rregullt të pronave të ndërmarrjes.
“Trepça” Sh.A. vazhdon punën me transparencë dhe përkushtim për ruajtjen e pasurisë publike” thuhet në njoftimin e “Trepça” sh.a.






