6.1 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Trepça mposht Rahovecin 029

- Advertisement -

Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 029 në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori”, në praninë e një numri të vogël të shikuesve, Trepça fitoi me rezultat 92:78. Por mitrovicasit fitoren e siguruan vetëm në çerekun e katërt. Në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 65:61 për Trepçën. Pas pjesës së parë rahovecasit ishin në avantazh, 36:35.

Drilon Hajrizi u dallua te Trepça me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Chad Brown i kishte 17 pikë e 13 kërcime. Kentrell Pullian ishte më i miri te Rahoveci 029 me 16 pikë, katër kërcime e katër asistime. 20 pikë e gjashtë asistime i kishte Isiah Umipig. Ai i kishte edhe gjashtë topa të humbur.

Trepça tani i ka tri fitore e dy humbje në Superligë. Rahoveci 029 i ka dy fitore e katër humbje.

Të ngjashme

Të fundit