2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Trepça mposht Prishtinën, në finale takohet me Besën

- Advertisement -

Trepça është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll, pasi në gjysmëfinale e mposhti Prishtinën me rezultat 35:31. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të shtunën mbrëma.

Skuadra mitrovicase prej fillimit ishte në epërsi dhe shpejt u shkëput në epërsi prej 5:0.

Prishtina, megjithatë, nuk u dorëzua dhe u afrua në një gol në disa raste. Madje në minutën e 37-të rezultati u barazua në 17:17.

Por sërish mitrovicasit dolën para dhe më pas mbajtën epërsi prej 4-5 golash deri në fund.

Deniz Terziqi ishte më efikasi me 9 gola te Trepça. Pivoti Sali Maxhera, që u shpall më i miri, realizoi gjashtë gola. Shtatë i kishte Yassine Henahen e pesë Lulzim Shabani.

Te Prishtina më i miri ishte Oltion Beshiri. Ai shënoi nëntë gola. Gjashtë i kishte Sergio Berreto e pesë Petrit Prekazi.

Të dielën prej orës 20:15 Trepça në finale takohet me Besa Famgas. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit