-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Trepça me vendime të reja, synohet rritja e prodhimit në minierat e Stan Tërgut dhe Artanës

- Advertisement -

Ndërmarrja “Trepça” së fundmi ka njoftuar se ka marrë vendime që synojnë që të rrisin prodhimin e ndërmarrjes.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook të ndërmarrjes ka thënë se si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve, duke shtuar se do të ketë më shumë punëtorë në prodhim.

“Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtorë këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në sajë të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”, thuhet tutje në postim, transmeton lajmi.net.

Trepça tha se po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme.

“Javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës. Ndër sfidat më të mëdha ka qenë numri i lartë i punonjësve në role mbështetëse në raport me të angazhuarit drejtpërdrejt në prodhim. ME FAT!”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit