Home Sport Trepça me +18 pikë e fiton ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Prishtinës

Trepça me +18 pikë e fiton ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Prishtinës

0
Trepça me +18 pikë e fiton ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Prishtinës

Trepça e ka fituar përballjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës me rezultat 84:66.

Pikët e para të takimit i shënoi Trepça, ndërsa deri në sekondat e fundit të çerekut të parë ishte në avantazh Prishtina, por që në sekondat e fundit, një treshe e shënuar ia dha epërsinë për një pikë vendasve për ta fituar 10-minutëshin e parë me rezultat 22:21.

Në çerekun e dytë, “Minatorët” nuk lejuan befasi, pasi e fituan atë me gjashtë pikë epërsi, ndërsa epërsia vazhdoi të rritjet në të tretin, duke e fituar atë me 10 pikë më shumë.

“Minatorët” nuk lejuan që të mposhtëshin as në çerekun e fundit, pasi e fituan ashtu qysh edhe e nisën ndeshjen, me një pikë epërsi, 15:14.

Më i miri te Trepça ishte Tmusiq me 23 pikë të shënuara, ndërsa te Prishtina u dallua Janjeva me 15 sosh.

Exit mobile version