Ndërmarrja “Trepça” sot ka ndërprerë punën për punëtorin me iniciale A.V.
Sipas njoftimit, ai ka kryer shkelje të renda të detyrave të punës, si dhe ka munguar në punë 42 ditë.
Me datën 29.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.V pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 24 ditë kalendarike. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.V.”, ka njoftuar “Trepça”.