18.8 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Trepça kalon në finale, eliminon Prishtinën

- Advertisement -

Trepça është finalistja e parë në play-offin e Superligës së Kosovës në basketboll.

Në serinë gjysmëfinale, Trepça e eliminoi Prishtinën pas katër ndeshjeve të luajtura, për të avancuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:1.

Të mërkurën mbrëma, Trepça triumfoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me shifrat 84:80 për të konfirmuar kalimin në finale.

Ndeshja ishte tejet e fortë dhe interesante, por fituesi u përcaktua në çerekun e fundit.

Qendra Tekele Cotton me 18 pikë, 7 kërcime e 7 asistime udhëhoqi Trepçën, ndërsa Michael Myers shtoi “double-double” me 17 pikë e 14 kërcime.

Te Sigal Prishtina, u veçua Rashid Mahalbashiq me 11 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.

Në finale, Trepça e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Bashkimit e Pejës.

Pas tri ndeshjeve të luajtura, rezultati i përgjithshëm është 2:1 në favor të Bashkimit dhe dueli i katërt luhet të enjten mbrëma në Pejë.

Trepça është kampione në fuqi dhe në këtë sezon tashmë ka fituar Superkupën dhe Kupën e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit