Trepça e ka mundur Bashkimin, 90-81 në derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Akili Vining pati më së shumti pikë te vendësit, duke realizuar 23 sosh.
Në anën tjetër, më së shumti pikë te Bashkimi patën Shanon Shorter dhe Isaiah Cousins, me nga 13.
Me këtë fitore, Torcidat tani forcojnë vendin e parë me 31 pikë, teksa Arpaxhikët mbeten të dytët, me 28 sosh.






