Trepça ka fituar Superkuëpn e Kosovës duke mposhtur në finale skuadrën e Pejës.
Klubi nga mitrovica arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 78:76 (23:16, 17:16, 17:21, 31:23).
Trepça e nisi në mënyrë fantastike çerekun e parë duke e mbyllur me plot shtatë pikë epërsi 23:16.
Në çerekun e dytë pastaj nisën problemet e vazhdueshme, ku si pasojë e ofendimeve të shumta nga tifozët dhe hedhjeve të gjësendeve në parket loja u ndërpre.
Ishte fillimisht Peja që u largua nga parketi ndjekur nga Trepça, ku pastaj ndërhyri policia duke larguar një pjesë të madhe të tifozëve.
Me rikthimin në parket, Trepça vazhdoi me dominim duke e mbyllur çerekun e dytë me një pikë epërsi 17:16, ose ndryshe pjesa e parë 40:32 në të mirë të mitrovicasve.
Peja nisi këndelljen gjatë pjesës së dytë duke e ngushtuar disavantazhin në vetëm katër pikë, meqenëse rezultati përfundimtar në këtë çerek doli të jetë 57:53.
Ndërsa, në fund Trepça e shijoi fitoren e madhe duke e mbyllur me shtatë pikë epërsi çerekun 31:23, ose ndryshe epilogu përfundimtar 78:76.
Sidoqoftë, më kaq nuk mbaruan telashet ku menjëherë pasi basketbollistët nisën të festojnë në parket hynë disa tifozë të revoltuar, që tentuan ta godasin njëri-tjetrin.