9.6 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Trepça fiton ndaj Sigal Prishtinës

- Advertisement -

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të vështirë në derbin ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e luajtur në kryeqytet të dielën, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës, përfundoi me shifrat 80:75.

Trepça e nisi mirë ndeshjen dhe ishte dominuese, duke i fituar dy çerekët e para – 24:15, 24:17 por Sigal Prishtina u rikthye paksa në të tretin 17:14 dhe në minutat e fundit të periudhës së katërt pati epërsinë prej një pikë por nuk arriti të triumfojë.

Këtë çerek, Prishtina e fitoi 26:18 por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar ndeshje.

Në fakt, Trepça pati epërsi prej 19 pikë dhe në minutat e fundit ishte në disavantazh prej një pike.

Ja’Cori Payne me 23 pikë, Mikaile Tmushiq 14 pikë kurse Chad Brown realizoi 11 pikë e 16 kërcime për fitoren e Trepçës.

Ndërkohë, te Sigal Prishtina, Adrio Bailey pati 25 pikë kurse Deondre Burns realizoi 20 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Të ngjashme

Të fundit