1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht Bashkimin në finale

- Advertisement -

Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti Bashkimin.

Mitrovicasit pas suksesit të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, po vazhdojnë me këtë ritëm edhe këtë edicion. Ata mposhtën Bashkimin me rezultat 85:79 (24:22, 18:19, 21:19, 22:19).

Finalja ishte e zjarrtë nga fillimi dhe mjaftë e baraspeshuar. Torcidat e mbyllën me epërsi çerekun e parë prej dy pikëve (24:22), derisa Bashkimi e ngushtoi në një pikë disavantazhin në çerekun e dytë (18:19). Pra, pjesa e parë përfundoi me rezultat 42:41.

Megjithatë, Trepça ishte më e mirë në dy çerekët vendimtare. Fillimisht me tre pikë tjera e mbyllën çerekun e tretë (21:19), kurse e ruajtën rezultatin në çerekun e fundit (22:19).

Më i dalluari pa asnjë diskutim në këtë përballje ishte Wendell Green i Bashkimit me 30 pikë të shënuara, katër topa të kthyer e pesë asistime,por të pamjaftueshme për ta dërguar trofeun në Prizren.

Te Trepça u dalluan Green dhe Cotton me nga 18 pikë, ndihmuar nga Tmusic me 15 sosh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit