-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Trepça dënohet rëndë nga FBK-ja: 2 mijë e 100 euro gjobë dhe tri ndeshje pa tifozë

- Advertisement -

Klubi i Basketbollit, Trepça është dënuar me 2100 euro gjobë dhe tri ndeshje pa praninë e shikuesve në sallë.

Kështu ka marrë vendim Federata e Basketbollit e Kosovës, pasi në ndeshjen ndaj Pejës, tifozët mitrovicas hodhën gjësende në parket.

“Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2100 euro”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

“Nuk është hera e parë që duhet të paguajmë çmim të lartë për veprimet e pamatura të një grupi shikuesish, që besojmë se nuk është grup i madh”.

“Andaj apelojmë te të gjithë përkrahësit tanë, e që janë vërtetë shumë, që të kenë kujdes të shtuar. Si klub po dëmtohemi seriozisht si në aspektin financiar ashtu edhe për imazhin që me aq mund po e ndërtojmë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit