0.7 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

- Advertisement -

Trepça nuk ka pasur telashe me Borën e Prishtinës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça ka fituar me rezultatin 87:64. Mitrovicasit kanë dominuar nga fillimi e deri në fund, për të bërë hap të madh drejt finales së Kupës.

Mustapha Amzil ishte më i miri te Trepça me 19 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Kenny Hasbrouck i kishte 16 pikë e katër asistime. Me 14 pikë fitoren e ndihmoi Mikaile Tmushiq.

Lance Thomas ishte më i miri te Bora me 17 pikë e pesë kërcime. Tyler Cheese po ashtu i realizoi 17 pikë.

Trepça luan me Borën edhe në fundjavë në Superligë e po ashtu javën e ardhshme luhet ndeshja e kthimit gjysmëfinale.

Të ngjashme

Të fundit