28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Trepça barazon serinë ndaj Prishtinës, finalisti përcaktohet në ndeshjen e pestë

- Advertisement -

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës, duke e barazuar serinë e gjysmëfinaleve në 2-2.

Mitrovicasit në sallën “Minatori” triumfuan me rezultat 82-77.

Më i dalluari te Trepça ishte Kendrick Brown me 21 pikë, dy kërcime dhe një asistim.

Ndërsa te Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 23 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Tani finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e pestë të enjten, ku do të përballet me Pejën, pasi kjo e fundit e mposhti Golden Eagle Yllin.

Të ngjashme

Të fundit