Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në orët e para të vitit 2026 kanë lindur trenjakë, tre djem, nga një familje nga komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, Klinikën e Gjinekologjisë e ka vizituar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili pritet të takojë nënën e foshnjave dhe familjarët e saj.
Familjarët kanë bërë të ditur se emrat e foshnjeve janë Mar, Mal dhe Malt. /EO/








