Një aksident ka ndodhur mes një kombi-busi dhe një treni udhëtarësh në Krushevë të Madhe të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi bëri të digur si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”. – tha ai.