17 mijë e 495 jetë të reja iu shtuan popullatës së Kosovës vitin e kaluar.
Nga ta, 6 mijë e 708 erdhën në jetë nga lindja me operacion.
Shifra këto vetëm për sektorin publik.
E nga kjo del se gratë kanë filluar t’a rrisin dëshirën që fëmijët t’i sjellin në jetë me lindje cezariane dhe jo natyrale.
Për 2024 në spitale rajonale 38% e lindjeve janë me operim dhe 41% në QKUK. Në këtë të shifrat tregojnë se ka rritje, pasi në vitin paraprak ishte 38%.
Gjinekologu Prenaj, thekson se në sektorin privat dukshëm më e madhe është kërkesa për lindje me operacion.
Madje specialisti shton se ka vërejtur edhe dallime mes regjionesh.
Televizioni ka dërguar pyetje edhe në ShSKUK sa i përket analizimit të këtyre shifrave, teksa në nivel vendi ende mungon një dokument zyrtar apo protokoll sa i përket indikacioneve për lindje me operacion ose jo.