3.7 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Trendet që dominuan botën e gjeneratës Z gjatë vitit 2024: I keni parë kudo

- Advertisement -
Nuk do të ishte aspak e ekzagjëruar nëse themi se 2024 i takoi Gen Z. Ata ishin aty duke bërë më të mirën—duke shkruar fjalorët, duke shpikur fjalë, dhe duke dhënë ide që mbajtën të përditësuar çdo rrjet social.

Po çfarë fjalësh dhe ndjesish dominuan universin e tyre këtë vit?

Gen Z zbulojnë fjalët, shprehjet dhe energjitë që formuan vitin e tyre 2024.
Spoiler: Është një përzierje e gjuhës së internetit, emocionit dhe frazave që nëse nuk i përkisni këtij brezi mbase i gjeni të çuditshme.

Chill guy/ Djali i qetë

Oh, ky trend! Jemi të bindur që e keni hasur kudo.

Shpjegimi: Kur je një person Tip A, por në fakt do vetëm të jesh një “djalë i qetë” që sheh punët e veta.

Qasja e Gen Z-ve ndaj teknologjisë, qëllimeve dhe vetëkujdesit mund të rrisë produktivitetin dhe t’ju bëjë “të qetë”. Në vetvete trendi duket se promovon një balancë mes jetës dhe punës apo indiferencës mes gjithçkaje ndodh përqark që nuk na prek neve.

Beteja Kendrick vs Drake

Kendrick fitoi dhe pjesa tjetër është histori.

Kalbja e trurit

Kalbja e trurit është termi për fenomenin e të kaluarit orë të tëra duke parë video në rrjete sociale, thënë ndryshe “meme”.

Epo për Gen Z jeta pa “meme” është bardhë e zi, ndërsa shumëllojshmëria e videove kreative dhe të qeshurave pafund i japin ngjyra.

Bra
Brat përfaqëson një vajzë të guximshme, e paepur; brat bën dhe ndjen gjëra që janë të pakëndshme dhe mbi të gjitha, jeton për të shkelur rregullat për të ecur përpara.

“Brat më ndihmoi të pranoja veten time dhe të thoja “do ta bëj gjithsesi”, pa marrë parasysh nëse mund të dështoja ose të konsiderohesha jo simpatike për këtë. Ishte një ndryshim pas periudhës Barbie dhe me të vërtetë e përcaktoi feminilitetin tim.”, shprehet një vajzë nga Gen Z.

E shqetësuar, pa lagur dhe kaq jashtë shtigjeve sa nuk mund ta shihja as.

2024 dhe “the ick”

“The ick” është fjala më e re në fjalorin e Gen Z si sinonim i fjalës: bezdisje. Pas çdo takimi, nëse diçka nuk shkonte, Gen Z “vraponte” në rrjete sociale për të treguar “the ick”, pra çfarë i bezdisi.

Dress to impress/ Vishu për të impresionuar

Veshja është një pjesë mjaft e rëndësishme e asaj që jemi, të paktën sipas Gen Z.

Vishu për të impresionuar: ata që na urrejnë, ata që na duan apo thjesht internetin me dukjen finale. Ky trend “mbërtheu” rrjetet sociale, ku Gen Z shpalosi të gjitha llojet e stileve duke impresionuar njëri-tjetrin.

Gratë në fushat e dominuara nga burrat

Wshtë e pamundur të mos keni qeshur me këtë trend. Saktësisht, trendi paraqet vajza dhe gra që bëjnë sjellje dhe thonë fraza që janë konsideruar gjithmonë si mashkullore.

Shembull: Kur ai më thotë të bëj “unfollow” dikë dhe unë i them: “Do e mbyll Instagramin fare”. Khem-khem, besoj e kuptuat tani për çfarë bëhet fjalë.

Trendi është hapësira e Gen Z për të ironizuar sjelljen stereotipe të burrave përmes “memeve”.

“Cooking”/ Po gatuaj

Duket se nuk thotë asgjë, por për Gen Z kjo fjalë thotë shumëçka. “Cooking” nënkupton se një person po bën diçka shumë mirë dhe jo nuk e kemi fjalën për receta gatimi.

Eat and left no crumbs/ Hëngri dhe nuk la thërrime

Sërish, nuk bëhet fjalë për ushqim. Kjo shprehje për Gen Z nënkupton dikë që fiton një debat me një super argument apo që i tregon dikujt vendin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit