Ylli televiziv Kim Kardashian ka gjetur një mënyrë për të kthyer një moment aspak të këndshëm shëndetësor, në një trend. 44-vjeçarja ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente nga hapja e dyqanit të saj SKIMS në Nju Jork, me këmbën e thyer. Por kjo nuk ka përbërë asnjë problem në dukjen e saj, pasi allçia e vendosur në këmbën e saj ishte e ndërtuar në formën e një çizmeje ortopedike.
Këpuca e personalizuar e Kim ngjalli një sërë komentesh admiruese në rrjet nga fansat e saj. Madje shumë prej tyre u shprehen se kjo formë tashmë do të kthehej në një trend. Fotot ku tregonin gjendjen e saj të sikletshme shëndetësore i ka ndarë vetë ylli përmes një postimi në X (Twitter).