Hakif Berisha lindi me 21.10.1942 në fshatin Grabovc i poshtëm, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu ne Grabovc i poshtëm, të mesmen në Obiliq, ku pas përfundimit të shkollimit punësohet në minierën e Bardhit deri ne vitet e 90-ta, ku edhe largohet prej punës nga okupatori serbo-sllav.

Familja ku lindi Hakifi ishte familje e ndershme, bujare dhe e respektuar gjithandej, mbi të gjitha respektohej si familje me atdhedashuri të theksuar, ishte familje tradicionale ku vlerat e mirëfillta kombëtare, njerëzore dhe shpirtërore e kishin vendin e merituar.
Qe të dy prindërit e Hakifit rrjedhin nga familje tradicionalisht të ndershme dhe të respektuara. Hakifi nga babai trashëgoi të gjitha tiparet e një burri të mirëfilltë. Kurteshi ishte i urtë, i sjellshëm, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm, bujar dhe mbi te gjitha atdhetar i mirëfilltë. Si i tillë ai nuk u kursye asnjëherë dhe asgjë për të ndihmuar çdo lëvizje kombëtare të asaj kohe. Si patriot dhe luftëtar i Ballit Kombëtar burgoset për një kohë të gjatë në kazamatet serbe, duke vuajtur dënim 12 vjet burg. E gjithë veprimtaria e babës se Hakifit (Kurteshit) nuk mbeti pa u reflektuar tek Hakifi i cili për asnjë moment nuk u spraps nga ideali i tij, çlirimi definitiv i Kosovës.
Frymëzimi patriotik nga i Ati fillon të dal në skenë në demonstratat e vitit 1968 deri 1981, ku ishte pjesëmarrës i denjë i tyre.
Viti 1990 familjen e Hakifit e gjen në mesin e shumë familjeve të maltretuara, persekutuar, të bastisura nën pretekstin se mbante armë pa leje.
30 prilli i vitit 1993 ishte po ashtu i tmerrshëm për familjen e Hakifit, familja bastiset prapë me pretekst armëmbajtje pa leje, ku maltretohet fizikisht Hakifi dhe djali i tij, vetëm e vetëm që të i’u bëhet presion për dorëzimin e pushkës (M48), që e mbante me fanatizëm të trashëguar nga i Ati, pushkë e cila më vonë do bëhet pjesë e pandashme e Bacit Kifë, pushkë e cila nga vetë Hakifi do pagëzohej me një emër karakteristik si “Kësulëkuqja”.
Viti 1997 pason me ngjarje të mëdha për popullin shqiptarë, pas demonstratave studentore të 1 tetorit, pason një ngjarje me rendësi të veçantë për çdo shqiptar, ngjarje që tmerroi Serbinë, ngjarje e pritur me dekada, doli në skenë e shumëpritura, shpresa e vetme për çlirim definitiv, ngjarje që trokiti në ndërgjegje të çdo shqiptari, doli ne skene Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas tërë këtyre zhvillimeve, fillimi i vitit 1998 ishte i vështirë, i shoqëruar me vrasje, maltretime, persekutime nga më mizoret qe përjetoi populli shqiptarë në dekadën e fundit, ngjarje që përshpejtuan idenë e shumë patriotëve shqiptarë se vetëm me pushkë në dorë Kosova do mund te çlirohej një ditë.
Me rënien e komandantit legjendar Adem Jashari në mars të 1998, UÇK merr hov në shtrirjen e saj në të gjitha pjesët e Kosovës, e Grabovci si fshat me një pozitë të përshtatshme gjeografike, një fshat që historikisht ishte përkrah çdo lëvizje kombëtare, fshat që kishte rritur e kalitur shumë luftëtar formon shtabin e UÇK-se me në krye Komandantin Abedin Sogojeva, ku si shumë bashkëluftëtar tjerë edhe Hakifi pa hezituar iu bashkohet radhëve të UÇK-së me pushkën e tij që e ruajti me aq fanatizëm, pushkë e trashëguar nga i Ati, vetëm për të luftuar armikun shekullor Serbinë. Pra Hakif Berisha bëhet ushtar i togut te Grabovcit, Brigada 114 Fehmi Lladrovci, Zona Operative e Drenicës.
Hakifi mori pjesë në të gjithë betejat e rëndësishme që bëri UÇK-ja në pjesën ku edhe ai operonte. Intensiteti i luftimeve vetëm sa shkonte e rritej për shkak te luftimeve të përditshme me forcat serbe, luftimet dita ditës ndryshonin, as një betejë më nuk i përngjante së kaluarës, por një duhet veçuar, beteja e 14 prillit e vitit 1999 do të mbahet edhe shumë gjatë në mend dhe do të mbetet e shkruar në analet e historisë për të lavdishmen UÇK. Ishim të rrethuar, luftohej në të katër anët, luftëtarët ishin pozicionuar nëpër istikame të vendosur që për asnjë çmim mos lëvizim nga istikamet. I tillë ishte edhe baci Kifë, ku në pozicionin ku ai ishte i vendosur u luftua edhe në largësi deri ne 20 metra. Në këtë betejë të përgjakshme sa krenare aq edhe të dhimbshme ne mbetëm të pa thyer, qëndruam stoik në istikamet tona, por me pasoja dhe nga ana jonë, dhamë dëshmor Ferid Currin, ndërsa plagë morën vëllai i Feridit, Petrit Curri dhe luftëtari Fidaim Berisha.
Pas kësaj beteje ne dolëm edhe më të fortë, rënia e Feridit na dha shtytje edhe me të madhe, na dha forcë që të vazhdojmë deri në realizimin e aspiratës shekullore, çlirimin definitiv te Kosovës, pra baci Kifë qoj ne vend amanetin e babë Kurteshit, Kosova u lirua nga hordhitë barbare serbe.
Pas përfundimit te luftës, i’u duk që hoqi një barrë nga supet, çlirimin e përjetoi, amanetin e babës e qoi ne vend, M 48 “Kësulëkuqen” e ruajti me dinjitet dhe e shfrytëzoi në të mirë të atdheut me krenari. Bac