Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.
Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se ideja që Lista Serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mund ta ndihmojnë VV-në dhe Kurtin është e pasuksesshme dhe nuk ka vlerë.
“Ideja që do t’i ndihmojë Lista Serbe dhe Vuçiq nuk do të funksionojë më. Se Lista Serbe po i ndihmon, i ndihmoi sot, se ne nuk kishim nevojë për të, sepse nuk kishte asnjë vlerë. Ideja që këta ta ndihmojnë njëri tjetrin, Kurti, Lista Serbe e Vuçiqi. Ekziston njëlloj trekëndëshi i tillë. Në nuk kemi asnjë marrëveshje, marrëdhënie me Listën Serbe. Nëse ka dashtë Kurti dhe VV-ja me mund Listën Serbe sot, e kish mund menjëherë me Glauk Konjufcën, se ish zgjedh kryetari i Kuvendit. I kish mund me Sarandën dhe me Shqipen…”, ka thënë Haradinaj.