28 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

“Tregu i Lirë”, Rafuna: S’do të ketë përqindje që do ta ndalë çmimin e energjisë elektrike

- Advertisement -

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po shkakton shqetësim serioz në qarqet ekonomike të vendit, me paralajmërime për pasoja të rënda si rënia e fuqisë blerëse, mbyllja e bizneseve dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ngritur alarmin për ndikimin e kësaj krize në të gjitha shtresat e shoqërisë, duke theksuar se vendi po rrëshqet drejt një gjendjeje të pashpresë.

“Shtrenjtimi 6.1 për qind është shumë. Po ashtu, është shumë edhe dalja në tregun e lirë, ku prej 200 – 400 për qind ka shkuar, por nëse vazhdon kjo kokëfortësi që bizneset të mbahen në tregun e lirë, nuk do të flitet më për 400 për qind, por nuk do të ketë përqindje që do ta ndalë çmimin e energjisë elektrike. Ne importojmë energjinë. Bashkë me të, e importojmë edhe çmimin.” – tha ai.

Sipas tij, vendimi për të rritur çmimin e energjisë me 16.1% dhe detyrimi i bizneseve për të blerë energji në tregun e lirë – ku çmimet janë rritur deri në 400% – po krijojnë një barrë të papërballueshme.

Biznesi jo që do të mbyllet, por nuk do të mund të ekzistojë më në këto kushte dhe rrethana. Për këtë arsye rritja prej 16.1 për qind për qytetarët e Kosovës nuk ka qenë rritje e drejtë, sepse e ka varfëruar dhe ia ka ulur standardin jetësor. Biznesi atakohet, sepse nuk ka fuqi blerëse. Kur nuk ka biznesi nuk mund të performojë. Për këtë arsye ne jemi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, qoftë për ekonominë familjare, qoftë për biznese”, tha Rafuna për EO.

Të ngjashme

Të fundit