-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Tregu i lirë i punës Tiranë-Shkup-Beograd hapet më 1 mars

- Advertisement -

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar dy protokolle për krijimin e një tregu të lirë pune, si pjesë e nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, i cili parasheh hapjen tërësore të një tregu të lirë pune që prej 1 marsit.

Lajmi u bë me dije gjatë një takimi të liderëve rajonalë në Shkup të hënën e 22 janarit, teksa e ka pohuar një fakt të tillë edhe qeveria serbe për mediat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se këto dokumente do të mundësojnë që nga 1 marsi të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Vendet ranë dakord për dy protokolle – një për akses të lirë në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor dhe një tjetër për integrimin e një skemë elektronike identifikimi për qytetarët e rajonit.

Nisma rajonale e Ballkanit të Hapur mori formë në vitin 2019 kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike për 12 milionë njerëz, duke hapur kufijtë e tyre si për njerëzit ashtu edhe për produktet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit