27 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Tregu “i lirë” i energjisë Ibër e teposhtë, Ajvazi: Në veri s’ka shkyçje, dhe tri herë më lirë çmimi – edhe këtë ta dini

- Advertisement -

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor tha se në veri të vendit nuk ka shkyçje të energjisë elektrike për bizneset prodhuese si pasojë e zbatimit të të ashtuquajturit tregi lirë i energjisë elektrike.

Për më tepër, Ajvazi konstatoi shkelje kushtetuese referuar Nenit 119, paragrafi i dytë për të drejtat ligjore të barabarta “për të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme”.

Postimi i plotë:

Edhe këtë ta dini…

Rryma u ndal knej ure në jug, ama jo anej ure në veri – edhe pse veriu është Kosovë!

➡️ Biznesi knej ure me mbi 50 punëtorë e 10 milion € qarkullim – paguan 3x ma shtrenjtë.

➡️ Biznesi i njëjtë me mbi 50 punëtorë e 10 milion € qarkullim , 30 metra përballë anej ure në veri, do të paguan 3x ma lirë.

Par.2 i nenit 119 Kushtetuta e Republikës së Kosovës shkruan;

Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta ligjore për të gjithë investitorët, si dhe për të gjitha ndërmarrjet, qofshin ato vendore apo të huaja.

Të ngjashme

Të fundit