29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Tregu i Lirë, Ajvazi: ZRrE duhet urgjentisht ta pezullojë vendimin, po shkel në mënyrë flagrante barazinë para ligjit

- Advertisement -

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka ngritur alarmin për një situatë të paprecedentë në tregun e lirë të energjisë në Kosovë, duke e akuzuar Zyrën e Regulatorit të Energjisë për zbatim të padrejtë dhe selektiv të masës së pezullimit.

Ajvazi, duke iu referuar informacioneve jozyrtare, tha se vetëm rreth 300 kompani kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në tregun e lirë, ndërsa ZRrE ka deklaruar se 1,300 biznese janë nxjerrë në këtë treg.

“SKANDAL PAS SKANDALI! A po e zbaton ZRRE në mënyrë selektive masën e pezullimit për tregun e lirë? Sipas informatave jozyrtare, vetëm rreth 300 kompani kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në tregun e lirë. Por vetë ZRRE ka deklaruar se 1,300 biznese janë nxjerrë në këtë treg. 👉 Po 1,000 kompanitë tjera kush po i furnizon? 👉 Kush do t’i faturojë ato për energjinë e shfrytëzuar nga 31 korriku e deri më sot? Askush nuk e di!” – shkroi ai.

Ajvazi e ka cilësuar këtë situatë si një shkelje flagrante të barazisë para ligjit dhe tregut, duke kërkuar nga ZRrE që të pezullojë menjëherë vendimin për të gjitha bizneset dhe të sigurojë një trajtim të barabartë për të gjithë aktorët ekonomikë.

“Ndërkohë, bizneset që kanë nënshkruar kontrata nën presion të ndërprerjes së energjisë po detyrohen të paguajnë 2 deri 3 fish më shumë për të njëjtin konsum.

Shembull konkret:

Dy biznese që prodhojnë të njëjtin produkt dhe konsumojnë sasinë e njëjtë të energjisë:

– Njëri e ka nënshkruar kontratën nën presion – paguan 2-3 herë më shtrenjtë.

– Tjetri s’ka nënshkruar fare – dhe as nuk e di kush do ta faturojë, e me çfarë çmimi!

Kjo është shkelje flagrante e barazisë para ligjit dhe tregut.

ZRRE duhet urgjentisht ta pezullojë vendimin për të gjitha bizneset, njësoj! Mos lejoni që një proces i paligjshëm të prodhojë edhe më shumë padrejtësi dhe dëme për ekonominë e vendit.”

Të ngjashme

Të fundit