Që nga ora 5:00 e mëngjesit Komuna e Prishtinës me ekipet e Inspektorait të Kryeqytetit, Policinë e Kosovës dhe inspektor të AUV-it janë duke zhvilluar aksion në terren në tregun e automjeteve dhe hapësirave përreth.
“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.”






