1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Tre vjet qeverisje: Kurti ndryshon vetëm dizajnin e pretendimeve të një viti më parë

- Advertisement -

Në këto postime, Kurti ka prezantuar disa “arritje”, duke përfshirë përmirësime në sektorë të ndryshëm të qeverisjes së tij.

Në disa raste, këto pretendime janë shoqëruar me informacione të pasakta ose të pavërteta, si pretendimi për përmirësimin e raportit eksport-import. Në fakt, në një nga postimet, edhe pse viti 2023 e përkeqësoi deficitin tregtar, Kurti ndryshoi vetëm dizajnin e një fjalie.

Për këtë pretendim të Kurtit, reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke argumentuar se raporti mes eksporteve dhe importeve në vitin 2023 është 1 me 7, i njejti si në vitin 2020.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qënë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 milardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Nga ana tjetër, gazetari Lirim Mehmetaj, duke reaguar ndaj pretendimeve të Kurtit për infrastrukturën, vuri në dukje mungesën e qoftë edhe një projekti të përfunduar.

“Lexoni me vëmendje. Këto nuk i ka publikuar ndonjë parti opozitare, por kryeministri vetë. D.m.th në vitin e fundit të qeverisjes nuk ka qenë në gjendje me shkru që ka përfundu 1 projekt. 1 projekt bre, jo 2, jo 3, po 1 projekt. Ka filluar… është nënshkruar… po vazhdon… është shtruar kaq për qind… po asnjë fjali nuk fillon me “është kryer”. Rastësisht bre, rastësisht ish dasht me kry diçka. Sa i lodhtë edhe i padijshëm duhesh me qenë që mos me mujtë as në vitin tënd të katërt të qeverisjes me thanë “e kryem”. Kjo është si mos me pas dashtë me lanë me u kry të paktën 1 projekt.” – shkroi Mehmteaj.

Në postimimin e radhës, Kurti ka renditur “arritje” të sojit si “të paktën 10 komuna mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030” dhe “Organizim i gjashtë takimeve të rregullta të përbashkëta me kryetarët e komunave”.

Qeveria Kurti vazhdimisht është kritikuar për krijim të pengesave ndaj komunave të Kosovës nga opozita përmes bllokimit të mjeteve vetanake si tatimi në pronë. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit