13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Tre të vrarë në Gjermani: 15-vjeçari i arrestuar dyshohet se e dinte se do të ndodhte sulmi

- Advertisement -

Policia ka arrestuar një djalë 15-vjeçar në lidhje me një sulm fatal me thikë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen.

Djali nuk është i dyshuari kryesor, por dyshohet se ka ditur më parë për sulmin, raporton BBC.

Dy burra, të moshës 56 dhe 67 vjeç, dhe një grua 56-vjeçare vdiqën në sulmin në Solingen të premten, të cilin kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti një “akt të tmerrshëm”.

Në një konferencë shtypi të shtunën, oficerët thanë se terrorizmi nuk po përjashtohej si një motiv dhe se kërkimet për sulmuesin po kryheshin në të gjithë vendin.

15-vjeçari i lidhur me rastin u ndalua mëngjesin e sotëm pasi dy gra raportuan se kishin dëgjuar një bisedë mes tij dhe një personi të dytë në të cilin diskutonin për sulmin, tha policia.

Ndërsa ai mbetet në paraburgim, hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë saktësisht se kush e kreu sulmin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit