13.1 C
New York
Monday, November 4, 2024

Buy now

Tre të privilegjuarit e PDK-së në Gjilan s’po e përfillin qëndrimin e partisë, po vazhdojnë të qëndrojnë në ekipin e Alban Hysenit

- Advertisement -

PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje para disa muajsh i kanë ndarë rrugët e bashkëqeverisjes në Gjilan.

Demokracia.com kishte raportuar më parë se si kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, kishte shkarkuar vetëm Drejtorin e Financave, Riad Rashitin, i cili njëherësh është edhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së në Gjilan dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurora Osmanin. I njëjti në llogarinë e tij në Facebook kishte konfirmuar prishjen e koalicionit me PDK-në në Gjilan. Pavarësisht zyrtarizimit të prishjes së koalicionet, kryetari i Gjilanit nuk i kishte shkarkuar dy drejtorët e tjerë të PDK-së dhe nënkryetaren e Komunës së Gjilanit.

Nënkryetarja që vjen nga radhët e PDK-së, Leonora Morina-Bunjaku, Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, si dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, nuk janë shkarkuar nga këto pozita dhe ende vazhdojnë t’i ushtrojnë këto funksione.

Po ashtu, Këshilli Drejtues i PDK-së, më 3 korrik kishte marrë vendim për të shkëputur koalicionet qeverisëse me Vetëvendosjen në nivelin lokal, si në Podujevë, ashtu edhe në Gjilan, por pavarësisht qëndrimit zyrtar të PDK-së, tre zyrtarët e PDK-së të nivelit lokal në Gjilan, po qëndrojnë ende në këto pozita dhe nuk po e përfillin vijën zyrtare të PDK-së.

Demokracia.com ka arritur të ketë qasje në një letrër që niveli qëndror ua ka dërguar nënkryetares Leonora Morina-Bunjaku, Drejtorit të Bujqësisë, Bajram Isufit dhe Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabanit.

Në letrën e dërguar më 31 korrik, atyre u ishte dhënë një afat që të jepnin dorëheqje nga pozitat e tyre, në të kundërtën, konform rregullores kjo parti kishte paralajmëruar se do të merrte hapa konkretë ndaj tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit