0.4 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëzojnë në polici

- Advertisement -

Tre të mitur, të martën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë, kanë dorëzuar në polici 100 euro para të gatshme të cilat i kishin gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.

Policia tha se, nëpërmjet rrugëve operative, ka arritur që të identifikojë personin që i kishin humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm, falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm. Po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë

Të ngjashme

Të fundit