Policia në Pejë ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast vjedhje të rëndë në fshatin Raushiq.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit kanë kontrolluar dhe demoluar të shtëpi dhe aty kanë vjedhur vegla pune.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit në vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datё 29.05.2024 rreth orёs 07:30, ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq –Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) shtёpi dhe objekte pёrcjellёse te viktimave tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.
Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.
Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.
Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave policore do te ju
kthehen pronarëve. Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte, ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё.