Një aksident i rëndë trafiku midis një veture dhe dy motoçikletave rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës teksa ka dhënë detaje rreth aksidentit.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se me rastin janë duke u merr njësitet e trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.