Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë, Arlinda Rexhepi e cila ka thënë se të përfshira kanë qenë një veturë dhe një autobus.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.