5.4 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Tre shoferë të ndëshkuar në Ferizaj për shkelje të rënda në komunikacion

- Advertisement -

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve që kryen kundërvajtje serioze në komunikacion gjatë ditëve të fundit.

Më 13 nëntor 2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, policia ndaloi shoferët A.K. (50) dhe D.I. (20), të cilët kishin kryer tejkalim në vijë të plotë. Të dyve iu shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe heqje e patentës për tre muaj.

Ndërkaq, më 15 nëntor 2025, në rrugën “Rexhep Bislimi”, u ndalua shoferi R.H. (25), i cili po lëvizte me 126 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Ai u gjobit me 400 euro dhe iu shqiptua ndalim i drejtimit të mjeteve për nëntë muaj, pasi posedonte patentë të huaj.

Policia apelon drejt të gjithë shoferëve të respektojnë shpejtësinë dhe rregullat e komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe rritur sigurinë në rrugë.

Të ngjashme

Të fundit