25.7 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Tre serbë të arrestuar në tri ditët e fundit për sulmet brutale ndaj gazetarëve në veri

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tre ditët e fundit, janë arrestuar tre persona për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit.

I arrestuari i sotëm, Sveçla ka thënë se është Urosh Vukasinoviq.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit….

Posted by Xhelal Sveçla on Monday, June 19, 2023

Të ngjashme

Të fundit