-3 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Tre policët e kidnapuar: ShBA-ja ripërsëriti thirrjen për lirimin e tyre, kërkesë e njëjtë edhe nga BE-ja e Britania

- Advertisement -

Situata në veri të Kosovës filloi të përkeqësohet edhe më shumë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia më 14 qershor 2023. Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte e ka kërkuar Perëndimi, ndërsa nga ana tjetër kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur akt agresioni të Serbisë ndaj Kosovës rrëmbimin e tre policëve. Çka po thonë ndërkombëtaret?

Tashmë aleatët tradicional të Kosovës janë bërë bashkë në kërkesën për lirim të tre policëve të kidnapuar nga Serbia. Pra ShBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe po e kërkojnë lirimin pa kushte dhe menjëherë të tre policëve të kidnapuar kosovarë nga Serbia.

Së fundmi, Departamenti i Shtetit ka ripërsëritur thirrjen ndaj Serbisë që t’i lirojë menjëherë tre zyrtarët policorë kosovarë që po mbahen në Serbi.

Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, DASh ka deklaruar se ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë në pritshmëritë që kanë nga të dyja palët.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin menjëherë hapa konkret për deeskalimin e tensioneve. Kjo përfshin lirimin e pakusht të tre zyrtarëve policorë që po mbahen në Serbi. Të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga BE-ja dhe të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja pa vonesa.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

BE, Britania e Madhe…

Një deklaratë për këtë çështje erdhi edhe nga Bashkimi Evropian. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq këtë të enjte, në konferencë për media foli për çështjen e tre policëve.

Borrell njoftoi se i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të kidnapuar nga Serbia (ndonëse Borrell përdori termin “mbajtje”).

“Unë gjithashtu e theksova te presidenti Vuçiq se tre policët e Kosovës të mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Dhe për të përmbledhur, ne kemi identifikuar rrugët përpara” – deklaroi ai.

Edhe Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga Serbia ditë më parë.

Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet edhe përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia. Tutje, aty kërkohet të shmanget masat e njëanshme dhe shtensionim të situatës.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.” – theksohet në deklaratë.

“Por gjëja e parë, lironi tre policët”, është deklarata e fundit e dhënë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka derisa po komentonte takimin 4 orësh, shkroi se tre policët e Kosovës, që u kidnapuan nga Serbia, duhet të lirohen.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!”- shkroi Rama në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit