1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Tre policët e kidnapuar nga forcat serbe arrijnë në Kosovë

- Advertisement -

Arrijnë në Kosovë tre zyrtarët policorë, të cilët u liruan në procedurë të rregullt  për mbrojtje në liri nga Gjykata e Kralevës.

Në pikën kufitare në Merdarë policët janë mirëpritur nga kolegët e tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor, me pretendimin se kanë hyrë në territorin e Serbisë, e më pas kanë dalë para gjykatës më 16 qershor, ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkohë ky rast, kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ku liderët e shtetit të Kosovës dhe atyre ndërkombëtar kishin kërkuar lirim të menjëhershëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e tij të fundit ka thënë se Serbia ka kryer agresion ndaj shtetit të Kosovës.

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët”, kishte thënë Kurti ditë më parë në Facebook.

Gjithashtu, Kurti kishte prezantuar edhe fakte se ku po qëndronin policët në momentin kur u kidnapuan nga policia serbe, duke i publikuar disa fotografi.

Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin pa kusht të tre policëve. Departamenti amerikan Shtetit ka ripërsëritur thirrjen ndaj Serbisë që t’i lirojë menjëherë tre zyrtarët policorë kosovarë që po mbahen në Serbi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit