25.8 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Tre persona konfirmohen të vdekur nga aksidenti i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Pejë

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se nga aksidenti me fatalitet në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, tre persona janë konfirmuar të vdekur nga policia.

Nura u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës.

Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve!” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit