5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tre persona e dërgojnë burrin nga Drenasi në një shtëpi, e kërcënojnë me armë dhe e rrahin

- Advertisement -

Tre persona deri më tani të panjohur, e kanë marrë një tjetër nga shtëpia e tij, e kanë dërguar në një shtëpi tjetër ku nën kërcënim të armës kanë përdorur dhunë ndaj tij. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Shtrubollov të Drenasit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, dyshohet se deri te krejt kjo ngjarje ka ardhur për shkak të një borxhi.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar.

“Fsh. Shtrubullov, Gllogoc 26.01.2022 – 21:00. Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit