Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Dyshja që pëlqehen mjaft shumë nga publiku po vazhdojnë lidhjen e tyre pas daljes nga programi dhe deri më tani duket se gjërat po ecin për mrekulli.

Çifti tashmë kanë bërë tre muaj së bashku dhe Dagz është kujdesur t’i bëjë një dhuratë speciale të dashurës së tij.
Dj i njohur e ka befasuar Einxhelin me një darkë romantike duke parë filmin Shrek.
Ka qenë Einxhel që ka ndarë video nga ai moment ndërsa Dagz, i cili e ka ripostuar ka zbuluar se ishte dhurata për tre mujorin e lidhjes.
“Vetëm një dhuratë për tre mujorin tonë të parë”, ka shkruar Dagz.
Çifti simpatik sipas intervistave të dhëna kanë zbuluar se po kalojnë shumë kohë së bashku herë në Tiranë e herë në Prishtinë, varësisht nga angazhimet e të dyve.
