Deputetët e Kuvendit të Kosovës po pauzojnë për pak në seancën konstitutive, pasi kryesuesi Avni Dehari ftoi për konsultime përfaqësuesit e partive politike.
Ndërkohë, në një moment të kapur nga Nacionale janë parë dy deputetët e njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi e Agim Bahtiri.
Kjo e para po i tregonte diçka, ndërsa Bahtiri nuk ndalej së qeshuri.
Më pas, Matoshi iu drejtua Dimal Bashës, duke i thënë “a mundesh me mi dhanë tre minuta nga koha jote”.