23.2 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

“Tre Luanët” përballë “Furisë së Kuqe”, finale e zjarrtë në EURO 2024

- Advertisement -

Kampionatit Evropian 2024 po i afrohet fundi.

Ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, por kjo është ndeshja më e zjarrtë e gjithë EURO 2024-shit, ku për titull po luftojnë Spanja dhe Anglia.

Kështu shprehet edhe gazetari i Klan Kosova, Andi Shabani në një lidhje direkte për Info Magazine.

“Kemi arritur në aktin final të këtij Kampionati Evropian pas 50 ndeshjeve. Tashmë dihen dy skuadrat që do të luftojnë për titullin e më të mirit të Evropës, dhe ata janë Spanja me Anglinë, që e kanë prerë nga një biletë për të luajtur në Olimipia Stadion mbrëmjen e së dielës”, thotë Shabani, përcjell Klankosova.tv.

“Janë dy kombëtare që kanë ardhur në dy mënyra në këtë kampionat, me Spanjën që ka dhuruar spektakël, është kombëtarja e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet, madje ishte e vetmja në historinë e Kampionatit Evropian deri tani që i ka fituar të gjitha përballjet”.

“Në anën tjetër do të ketë Anglinë për kundërshtare, një kombëtare që është kritikuar për lojën e saj që ka arritur deri këtu pas tri ndeshjeve me vazhdime në raundin me eliminim direkt. Megjithëse, Anglia po luan finalen e dytë në Kampionat Evropian”, tha gazetari.

Mbi 40 mijë tifozë anglezë pritet të jenë pjesëmarrës në finalen e madhe të EURO 2024-shit, kjo sipas mediave të huaja.

Bileta më nuk ka në shitje për të dielën mbrëma, në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian.

Spanja po kërkon titullin e katërt, gjë që do ta bënte kombëtaren e vetme me këtë numër fitores. Ndërkaq, Anglia po luan në finalen e parë, jashtë shtëpisë së saj në një Kampionat Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit