11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Tre gola e dy asiste nga Raphinha, Barcelona e Hansi Flickut fiton me rezultat të thellë ndaj Real Valladolid

- Advertisement -

Raphinha shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar het-trik, teksa asistoi në dy gola të tjerë.

Braziliani shënoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të, i asistuar nga Pau Cubarsi.

Vetëm katër minuta më vonë, Yamal asistoi për Lewandowskin, me këtë të fundin që dyfishoi epërsinë.

Jules Kounde shënoi për 3:0 në minutat shtesë të pjesës së parë.

Raphinha gjeti golin e dytë personal në minutën e 64-të, për rezultatin 4:0, me Lewandowskin që ishte në rolin e asistuesit kësaj radhe.

Tetë minuta më vonë, ylli brazilian kompletoi het-trikun e tij, duke shënuar për 5:0.

Dani Olmo në ndeshjen e tij të parë nga fillimi te Barcelona, shënoi për 6:0 në minutën e 82-të, teksa u zëvendësua dy minuta më pas.

Për rezultatin final 7:0 shënoi Ferran Torres në minutën e 85-të. Si në golin paraprak, edhe në këtë rast, Raphinha ishte asistues, duke mbyllur një natë magjike për të me tre gola e dy asiste.

Barcelona me fitoren 7:0 në xhiron e katërt, vazhdon të jetë e vetmja skuadër me pikë të plota në La Liga në sezonin e ri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit