6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Tre faktorët më të rrezikshëm, ja pse të rinjtë e fillojnë konsumimin e duhanit

- Advertisement -

Pasi që tashmë janë të njoftuar me pasojat e tmerrshme të pirjes së duhanit, pse të rinjtë megjithatë e fillojnë pirjen e duhanit?

Edhe pse është e pamundur të përcaktohet vetëm një arsye e cila do të ishte përgjegjëse për faktin se pse të rinjtë zgjedhin të fillojnë të pinë duhan, një studim i ri ka zbuluar tre faktorët më të rrezikshëm të cilët janë përgjegjës për këtë.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Montrealit sugjeron se për personat e moshës mes 18 dhe 24 vjeç ekzistojnë tre faktorë të rrezikut – impulsiviteti, konsumimi i alkoolit dhe notat e dobëta në shkollë.

Gjetjet janë botuar në revistën “Adorescent health” dhe janë të bazuara në të dhënat nga studimi i 1.293 adoleshentëve nga zona e Montrealit, të cilët ishin pjesë e një studimi që filloi në vitin 1999.

Adoleshentët janë përcjellë përmes 22 “cikleve” nga mosha e tyre dymbëdhjetëvjeçare e deri në moshën 24-vjeçare.

Deri në ciklin e fundit, pothuajse 75 për qind e adoleshentëve e kanë provuar duhanin. Dyzet e katër për qind e adoleshentëve filluan të konsumonin duhan para gjimnazit, 43 për qind filluan gjatë gjimnazit, ndërsa 14 për qind e tyre filluan duhanin rreth 6 vjet pas gjimnazit.

Jo të gjithë që e provuan duhanin vazhduan të pinë duhan rregullisht, por studiuesit zbuluan se impulsiviteti, notat e dobëta dhe konsumimi i rregullt i alkoolit janë tre faktorët kryesorë të rrezikut që janë të lidhur me ata që kishin filluar duhanin pas shkollës së mesme, ose në mes të moshës tetëmbëdhjetë dhe njëzet e katër vjeç.

Jennifer O’Loughlin, një prej hulumtuesve, tha se një nga arsyet pse impulsiviteti është faktor rreziku është se “prindërit e fëmijëve impulsivë janë shumë më të rreptë, ndërsa fëmijët jetojnë me ta që t’i mbrojnë ata dhe për t’i parandaluar që t’i marrin shprehitë negative që mund të çojnë në pirjen e duhanit”.

Alkooli është gjithashtu një faktor i rëndësishëm, sepse pengon inhibimet dhe vetëkontrollin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit