Nga Agron Hoti
Tre dëshmitarët që varrosin Specialen
1) James Rubin shprehu qëndrimin amerikan për koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së dhe CIA-s me çlirimtarët gjatë mobilizimit të UÇK-së, çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Hodhi poshtë të gjitha shpifjet e Serbisë, Rusisë dhe kinseshqiptarëve ndaj UÇK-së për kohën e paraluftës, gjatë dhe pas saj;
2) Wesley Clark do të mbrojë NATO-n që në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me çlirimtarët e kishte mbështetur UÇK-në në terren në çlirimin e Kosovës. Do t’i hedhë poshtë të gjitha shpifjet e Serbisë, Rusisë dhe kinseshqiptarëve ndaj UÇK-së për kohën e luftës;
3) Bernard Kouchner do të mbrojë bashkësinë ndërkombëtare dhe vetë qëndrimin e shtetit francez që pas çlirimit të Kosovës ishte koordinuar dhe kishte bashkëpunuar ngushtë me çlirimtarët për ta bërë shtetin e Kosovës për herë të parë në histori. Do t’i hedhë poshtë të gjitha shpifjet e Serbisë, Rusisë dhe kinseshqiptarëve ndaj UÇK-së dhe Krerëve të saj për kohën e pasluftës.
Mbyllja e turpshme dhe e shpejtë e Gjykatës Speciale do të jetë fitore e SHBA-së përballë Rusisë, fitore e Perëndimit përballë Lindjes, fitore e luftës çlirimtare përballës asaj pushtuese, fitore e Kosovës përballë Serbisë, fitore e vijës patriotike përballë vijës antikombëtare që historikisht i bëri argatin Serbisë, rikthim i lavdisë së UÇK-së dhe Krerëve të saj dhe përfundimisht do të jetë zhbllokim i pozicionit të Kosovës së brendshmi dhe së jashtmi.






