0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Tre anëtarë të familjes së Lushtakut ndalohen për incidentin në Skenderaj

- Advertisement -

Tre anëtarë të familjes së Nuredin Lushtakut janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuar për incidentin që ndodhi të shtunën në Skenderaj, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ndaj Arbër Lushtakut dhe dy vëllezërve të Nuredinit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim, nën dyshimet se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Arbëri bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun janë dorëzuar mbrëmë në Polici, pas qëndrimit në arrati për orë të tëra, teksa Fatoni dhe Nuredini u dorëzuan gjatë ditës. Ky i fundit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Si pasojë e konfliktit të së shtunës, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci mbetën të plagosur. Motivi i rastit dyshohet të jetë gjoba për kundërvajtje në trafik që ata i shqiptuan Arbërit, djalit të Nuredinit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit