6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Tre akademikë kërkojnë dorëheqjen urgjente të Mehmet Krajës

- Advertisement -

Akademikët Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj kanë kërkuar dorëheqjen urgjente të Mehmet Krajës, kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në një reagim të përbashkët, tre akademikët e kanë akuzuar Krajën për keqpërdorim të ueb-faqes së ASHAK-ut.

Sipas tyre, publikimi i analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, e cila nxiti reagime të shumta është vetëm një rast që Kraja ka keqpërdorur këtë institucion.

Bajraktari, Islami dhe Demaj kanë bërë me dije së Kraja urgjentisht duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të ASHAK-ut.

Tre akademikët kanë treguar se keqpërdorimet e kryeakademikut filluan me heqjen e disa “In Memoriame” nga faqja e institucionit.

Akademikët të parti të ASHAK-ut ia kanë përmendur edhe çështjen e “Big Brother”.

“Më 21 dhjetor 2022 del një tekst në “facebookun” e Krajës, pra me emrin e tij, e kjo ndodhi katër ditë pas skandalit me “Big Brother” dhe kritikës që i bënte drejtuesi i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, por edhe reagimeve të opinionit të gjerë. Duket që Kraja këtë e bëri për ta mbuluar turpin me shpërndarjen e tekstit të një mësuesi italian që e fyen “Big Brotherin”. Për manipulimet e sipërpërmendura, kërkojmë që Mehmet Kraja urgjentisht të japë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të ASHAK-ut. Ky akt do të shërbejë si veprim i duhur akademik dhe institucional i ruajtjes së dinjitetit të Akademisë dhe anëtarëve të saj.”, përfundon reagimi i tre akademikëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit